Escobar në Mal të Zi/ Gegaj: SHBA-të përkrahin rrugën evropiane të vendit. Po vëzhgojnë retorikën e partive pro serbe

schedule16:32 - 19 Mars, 2024

schedule 16:32 - 19 Mars, 2024

Nikollë Gegaj nga DPS, duke komentuar vizitën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ai shprehu mbështetjen amerikane për rrugën evropiane të Malit të Zi. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me Linda Karadakun, Gegaj i ndal edhe te ndikimi rus në rajon.

Ai u shpreh se lufta brutale e Rusisë në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën që Mali i Zi të zhvillojë sa më shpejt reformat drejt BE-së.

“I deleguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor theksoi se SHBA mbështesin rrugën evropiane të Malit të Zi dhe sipas tij qeveria aktuale të ndërmarrë hapa të duhur dhe ka në vizion. Sipas Escobar, Mali i Zi është partner i mirë i SHBA-ve dhe NATO-s dhe mendon se Mali i Zi meriton dhe  së shpejti do të jetë i pari nga kjo pjesë e Evropës Juglindore që do të jetë pjesë e BE.

Rënia e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO mendoj se ka luajtur rol negativ Rusia. Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz dhe pas pushtimit të Ukrainës u bë e qartë se sa është e rëndësishme anëtarësimi në NATO. Raporti zyrtar i aleancës tregon se 44 përqind e popullatës do të votonin që Mali i Zi të largohet nga NATO, 20 më shumë se dy vjet më parë por mendoj se në të ardhmen mbështetja e qytetarëve në NATO do të rritet.”, u shpreh Gegaj.

Duke u ndalur tek partitë politike pro serbe në Mal të Zi, Gegaj tha se”

“Komuniteti po vëzhgon retorikën e tyre, kur themi retorikën e tyre subjektet politike pro serbe, lufta brutale e Rusisë në Ukrainë nënvizon urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat thelbësore për anëtarësimin në BE, zhvillimin demokratik, qëndrueshmërinë dhe përforcimin.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!