Vlora Çitaku: Serbia më vodhi certifikatën e lindjes

schedule10:17 - 1 Nëntor, 2019

schedule 10:17 - 1 Nëntor, 2019

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të certifikatës së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në organizatën më të madhe botërore e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.

“Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook.

Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë Vlora Çitaku duke theksuar me ironi se e vlerëson interesin e serbëve për figurat politike të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!