Interi ka në plan të fillojë bisedimet me Alessandro Bastoni për një kontratë të re dhe të përmirësuar, raporton CalcioMercato. Drejtuesit e zikaltërve janë bindur nga paraqitjet e 19-vjeçarit dhe janë gati t’i ofrojnë një pagë më të lartë, që ta bindin të qëndrojë në San Siro.
Kontrata aktuale e Bastonit skadon në vitin 2023. Deri më tani, mbrojtësi ka bërë katër ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe pritet të luajë edhe më shumë, pasi Conte është një admirues i tiji. Bastoni iu bashkua Interit në vitin 2017 nga skuadra e Atalantas dhe skautët e Interit e kanë cilësuar si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm.
Edhe pse Interi ka në mbrojtje emra si Skriniar, De Vrij dhe Godin, Bastoni ia ka dalë të luajë disa sfida, duke treguar të gjitha cilësitë e tij. Fakti që Interi kërkon të rinovojë sa më shpejt me 19-vjeçarin tregon qartë kualitetet që ka ky futbollist./abcnews.al