“Një shumicë nuk mund të niset nga ultimatumet dhe kushtet e një opozite pa kokë për të vendosur për të ardhmen e qytetarëve”. Kështu u rgjigj në studion e Mbrëmjë në ABC news të Mirela Milorit Minstrja e shtetit në qeveri, Elis Spiropali. Sipas saj zgjedhjet janë në 2021 dhe PD duhet të përgatitët për këtë datë.
“Ur flasim për zgjedhje të parakohshme këtu fillon ilariteti, nëse ata kanë vendosur që kontratën me zgjedhësit ta hedhin poshtë, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, nuk mund ta djegim ne kontratën me shqiptarët. Ne kemi dy sezone të rënda ku po punojmë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve, zgjedhjet janë për 2021 thirrja jonë është të përgatiten për 2021″.
E pyetur se pse PS nuk pranon zgjedhje të parakohshme në këtë situatë ku ndodhet vendi, kur këtë e kërkon, PD, vendi nuk po mbyllet mirë ekonomikisht, numri i njerëzve që duan të largohen është shumë i madh, Spiropali u përgjigj se çdo Shqipëria ka problematikat e veta, por shumica e ka kontratën me qytetarët dhe nuk varet nga kushtet e Bashës.
“Në rast se ne do gjykonim për zgjedhjet duke u nisur nga problematikat mund t’ju rendis unë shumë më shumë problematika se ju. Shqipëria është vënd në zhvillim ka bërë përparim, po ka shumë vend për përmirësim, ndryshe do ishim Suedia. Një shumicë nuk mund të niset nga ultimatumet e kushtet e një opozite pa kokë për të vendosur për të ardhmen e qytetarëve. Kontratën e kemi me ata që na kanë votuar, me shqiptarët, jo me Bashën, nëse Basha mendon se nuk ka asnjë shans tjetër për të qeverisur vetëm braktisjen atëherë problemi është i tij jo yni, ishte kjo arsyeja pse ne hymë në zgjedhjet e 30 qershorit. I kemi bërë thirrje vazhdimisht opozitës së bashkuar të ulemi në tryezë e të disktuojmë për cëhstjet e përbashkëta.
Nuk është kusht i Bashës, është serum që Basha e injekton ne venat e forcës së tij politike për të mbajtur gjallë frymën për zgjedhjet. Ka gati një vit që e pretendon. Basha duhet të gjejë një arsye për të dalë nga kjo mos arsye e opozitës”. /abcnews.al