VIDEO/ 200 tonë ndihma humanitare mbërrijnë gjatë natës në Gaza

schedule09:21 - 16 Mars, 2024

schedule 09:21 - 16 Mars, 2024

Anija e parë, që transportonte ndihma humanitare nga korridori humanitar i Qipros, mbërriti në Gaza mbrëmë dhe shkarkoi 200 tonë ushqime, si pjesë e përpjekjes për të parandaluar që banorët të vdisnin nga uria.

“Pavarësisht vështirësive, puna në Gaza nuk u ndal për të shkarkuar 200 tonë ushqime.

Shpresojmë që ky korridor që po hapim sot të jetë një rrugë paralele me ato tokësore për të ndihmuar popullin e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Megjithëse anija Open Arms ishte në gjendje të arrinte në Rripin e Gazës, ku nuk ka port mallrash, për t’u shkarkuar, ajo iu nënshtrua një “kontrolli të plotë sigurie” paraprakisht, tha ushtria izraelite.

Përveç bombardimeve dhe luftimeve, OKB-ja ka frikë nga uria e përhapur në enklavën e rrethuar palestineze, veçanërisht në veri, ku qasja është shumë e vështirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!