Mario Mandzukic do të largohet në merkaton e janarit dhe Maurizio Sarri ka një preferencë për pasuesin e tij. Trajneri i Juventusit dëshiron një zëvendësues për Gonzalo Higuain.
Drejtuesit e klubit kanë filluar të shohin për ndonjë alternativë dhe ndër emrat që po ndiqen me kujdes është edhe ai i Andrea Petagnës. 24-vjeçari ka shënuar tre gola deri tani me Spalin, teksa sezonin e kaluar shënoi 16 gola.
Për të interesohet edhe Interi. Antonio Conte e sheh si zëvendësuesin ideal të Romelu Lukakut dhe i ka kërkuar drejtuesve zikaltër të arrijnë sa më shpejt akordin me klubin ku aktivizohet portieri Etrit Berisha. /abcnews.al