Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë, ka sjellë një tjetër reagim të ashpër nga Moska.
Është shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse Sergei Naryshkin që ka komentuar këto deklarata të Macrvon duke i cilësuar si ‘ëndrra të çmendura paranojake’.
“Presidenti francez Emmanuel Macron ka “ëndrra të çmendura e paranojake për luftën në Ukrainë. Unë them se ai duhet të heqë dorë nga këto ëndrra”, kështu është shprehur shefi i shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.
Macron gjithashtu ka thënë se Franca kurrë nuk do të niste një ofensivë kundër Rusisë dhe se Parisi nuk është në luftë me Moskën, pavarësisht faktit që Rusia ka nisur sulme agresive ndaj interesave franceze në dhe jashtë Francës.
“Regjimi i Kremlinit është kundërshtar ”, tha Macron duke refuzuar që ta quajë armike Rusinë. Ai po ashtu tha se Putini po bën kërcënime për sulme me armë bërthamore, të cilat sipas tij, nuk janë deklarata të duhura.
Macron tha se Ukraina gjendet në një situatë “të vështirë” në terren dhe se ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët.
“Paqja nuk do të thotë kapitullimi i Ukrainës. Nëse do paqe nuk nënkupton mposhtje. Paqja nuk nënkupton që të heqim dorë nga Ukraina”, tha ai.
/abcnews.al/