Nuk i pëlqen të shfaqet media, ama ekspozimin e ka pikë të dobët… jo te vetes jo, por të mijëra diamanteve të vogla historike që ka mbledhur me durim murgu cep më cep të Shqipërisë.
Quhet Arben Prrenjasi dhe pasioni i tij për koleksionet Retro tashmë ka marrë formën e mrekullueshme të Muzeut Ron.
Dikur ish zyrtar i larte i Policise se Shtetit, ai ka pare e ka perjetuar mjaft ne Shqiperine e shekullit të fundit. Edhe pse vite te vrazhda e jo fort te mira, ka ditur si ta prezantoje Shqiperine e izoluar dhe te shtypur.
Mes Kanadase e Shqiperise, Arbeni perandorine e tij e ka ngritur ne nje lagje periferike te kryeqytetit shqiptar. “Muzeu Ron, eshte pasaporta e Shqiperise e viteve te komunizmit e jo vetem.
Shpirti i koleksionistit brenda ish-zyrtarit do të niste të gjallonte në të 40-tat e tij, kur për herë të parë u njoh me disa makina të periudhës së komunizmit.
Por Zizi shënoi histori ne Muzeun Ron, që më vonë u pasua me automjete, motorra, motocikleta, bicikleta, tricikla, kokore e helmeta, uniforma dhe pajisje të kamuflazhit të përdorura nga Sigurimi i Shtetit.
Ky muze është i gjallë, ka histori, e çdo send që e sheh këtu flet. Në çdo cep të tij gjen pak nga Arbeni, femijëria e personat e dashur që kanë lënë gjurmë tek ai.
Sende me vlere, kudo sende me vlere te renditura bukur dhe nuk kane nevoje ti shpjegoje askush, flasin vete, mjafton ti shikosh
Mjetet e qarkullimit janë të grupuara, sipas viteve të prodhimit, por jo më pak nga rëndësia.
Hijerënda të rreshtuara njëra pas tjetrës hyjmë në perandorinë e motoçikletave. “Biachi”, “Acylon”, “Mosquito” apo sparta hollandeze, të gjitha duke filluar nga viti 1923 e deri 1952 ndodhen në koleksionin e Arben Prrenjasit.
E kaluara fillon e bëhet edhe me pushtuese. Të rreshtuara sipas viteve të perdorimit, motocikletat nuk kane fund. Guzzi (1934), BMË (1960), JAËA (1948-1987), MZ (që datojnë nga viti 1956) dhe IFA (1952)
Të veçuara diku, jo për nga rëndësia apo dashuria për to, qendrojne dhe disa motoçikleta të tjera. Këto të Policisë Rrugore, së bashku me pajisjet e saj shtesë si kastat dhe uniformat.
Nje koleksioniti “te marre”si Arben Prrenjasi, nuk mund ti mungonin Vespat. Plot elegance, te rrjeshtuara njëra pas tjetrës Arbeni nuk i është shmangur as koleksionimit të tyre.
Ndër kujtimet e femijerisë, tek Arbeni gjurmë të thella kishte lënë dhoma e ndenjes, që për të mbarte domethenie të veçante. I kujtonte me nostalgji bisedat pranë sobës e në divanin e asaj kohe. Kujtimet nuk i ka kthyer dot, por dhomën e shtëpisë së tij siç ka qenë, po!
E perbri dhomes, ngrihet nje dollap i madh, sa faqja e murit. Zoti e di se si qendroni gjithe ato televizore qe nga Lura, Adriatiku e sa e sa te tjere te perdorura gjate kohes se komunizmit.
Arbeni nuk kënaqet me pak! Eshte gjithmone kerkues e kerkues ne kuptimin e plote te fjales. Ekrani i vogel e kufizon, prandaj ka kerkuar per nje me te madh
Keto mjete ne kete muze, mbase nuk do te kishin sharmin qe kane pa ndihmen e jashtezakonshme te mikut me te mire e me te besuar te Arbenit, Medi Halilin. Duke i dhene jete mjeteve duke kryer riparimin e rigjenerimin e tyre.
Nese menduat se ky koleksion mbaron ketu, menduat gabim. Ka edhe me shume, keto qe prezantuam jane vetem nje pjese.
Kot nuk thonë që vesi del me shpirtin. Nje koleksion i armeve te perdorura gjate luftes dhe viteve te regjimit po lind pak nga pak ne muzeun e ish-kryepolicit. Endrra e Arbenit eshte ti bashkoje te gjitha sebashku e ta beje muzeun me te vizituar ne Shqiperi e nje nder pikat me terheqese te Tiranes, por deri atehere le te shijojme copezat e historise e te presim per thesaret qe do shtohen me pas!/abcnews.al