Sipas raportimeve, një anije e ngarkuar me ushqime mbërriti sot në brigjet e Gazës. Misioni pilot hap një rrugë të re ndihme nga Qiproja në enklavën palestineze.
Misioni, i organizuar nga organizata humanitare Ëorld Central Kitchen (ËCK), transportoi pothuajse 200 tonë ndihma, ndërsa një anije e dytë pritet të niset së shpejti.
Nëse rruga e re detare është e suksesshme, kjo mund të lehtësojë krizën humanitare në Gaza, ku shumica e popullsisë vuan nga kequshqyerja, dhe spitalet në zonat veriore më të goditura kanë raportuar për fëmijë që vdesin nga uria.
Megjithatë, transportimi i ndihmave nga deti dhe avioni nuk mjafton për të kompensuar vështirësitë në transportin e furnizimeve nga toka, siç kanë theksuar vazhdimisht organizatat e ndihmës.
Lufta në Gaza filloi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, që rezultoi në vdekjen e 1200 personave dhe marrjen peng të 253 personave, sipas vlerësimeve izraelite.
Deri më tani më shumë se 31,000 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e drejtuar nga Hamasi, ndërsa shumica e popullsisë është zhvendosur.
/abcnews.al