Lituania: Aleati i Navalny u sulmua nga shërbimet speciale ruse për të trembur opozitën

schedule14:01 - 14 Mars, 2024

schedule 14:01 - 14 Mars, 2024

Aleati i ngushtë i Alexei Navalny u sulmua për të trembur opozitën ruse që të mos ndërmarrë veprime gjatë zgjedhjeve të kësaj jave, sipas kundërzbulimit lituanez.

Shefi i sigurisë, Darius Jauniskis u tha gazetarëve se sulmi ndaj Leonid Volkov në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ka të ngjarë të ishte vepër e shërbimeve speciale ruse, shkruan Sky News.

Volkov ka qenë në krye të zyrave rajonale dhe fushatave zgjedhore të Navalny dhe u largua nga Rusia disa vite më parë nën presionin e autoriteteve.

Ai u sulmua me çekiç pranë shtëpisë së tij mbrëmjen e së martës. Kremlini më herët refuzoi të komentojë mbi sulmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!