Izraeli sulmon ndërtesën e agjencisë së ndihmës së OKB-së në Rahaf, pesë të vdekur

schedule20:40 - 13 Mars, 2024

schedule 20:40 - 13 Mars, 2024

Pesë palestinezë u vranë pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rafah,tha drejtori i spitalit Abu Youssef Al-Najjar.

“Që nga mëngjesi, 38 civilë të plagosur kanë mbërritur në Spitalin Abu Youssef Al-Najjar. Në mesin e viktimaver ishte një anëtar i stafit UNRWA”, thuhet në deklaratën e tij.

Ndërtesa shërben si një qendër e shpërndarjes së ndihmës ushqimore e vendosur në pjesën qendrore të Rafah, sipas Adnan Abu Hasna, këshilltar i medias i UNRWA në Gaza.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!