Ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher beson se qendërmbrojtësi i Arsenali-t, Shkodran Mustafi, i ka ditët e numëruara në Premier League. Duke parë dhe paraqitjen e gjermanit kundër Liverpool-it në sfidën e djeshme anglezi mendon se Mustafi do të largohet Anglia.
Në sezonin e kaluar Mustafi nuk ishte në formën e tij më të mirë çka e ka detyruar trajnerin Emery ta ulë në stol mbrojtësin. Trajneri spanjoll i dha një mundësi ditën e djeshme në ‘Anfield’, por gjermani zhgënjeu duke shënuar një autogol ne humbjen e ‘topçinjëve’ që erdhi pas penalltive.
“Ditët e Mustafit duke luajtur në Premier League kanë mbaruar.”- deklaron Carragher për “Sky Sport”. “Ai është nga ato mbrojtës që bën gabime. Gabimet e tij nervozojnë dhe shokët e skuadrës, duke mos luajtur lojën e tyre, por duke mbuluar gabimet e tij. Mendoj se largimi i tij do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë.”- mbyll ish-ylli i Liverpoolit. /abcnews.al