Pandemia ka ulur jetëgjatësinë mesatare në mbarë botën

schedule09:44 - 12 Mars, 2024

schedule 09:44 - 12 Mars, 2024

Pandemia, e cila tronditi dhe ndryshoi njerëzimin, ka ulur jetëgjatësinë mesatare në mbarë botën, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Lancet”.

“Jetëgjatësia mesatare, e cila ishte rritur për dekada në të gjithë globin, ra ndjeshëm në 2020 dhe 2021, kur pandemia e re e koronavirusit kishte arritur kulmin e saj ”, thuhet në studim.

Sipas studimit në fjalë, jetëgjatësia është tkurrur gjatë kësaj periudhe në shumicën dërrmuese (84%) të më shumë se 200 vendeve dhe rajoneve të ekzaminuara nga studiuesit, me fjalë të tjera pothuajse në të gjithë planetin.

Mesatarisht, bazuar në të gjitha të dhënat e marra, jetëgjatësia ra me një vit e gjysmë më shumë për frymë në 2020-2021.

Kjo përkthehet në një vdekshmëri të tepërt prej 15.9 milionë, disi më e lartë se numri i referencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) prej rreth 15 milionë.

“Për sa i përket të rriturve në mbarë botën, pandemia COVID ka pasur një ndikim që nuk është krahasuar në gjysmë shekulli, edhe kur merren parasysh luftërat dhe fatkeqësitë natyrore”, tha autori kryesor i studimit, Austin Schumacher i Institutit për Shëndetin.

Megjithatë, ky lloj studimi nuk lejon që të bëhet një dallim i qartë midis vdekjeve që ishin drejtpërdrejt si pasojë e sëmundjes dhe atyre që ishin për shkak të pasojave të saj dhe kufizimeve që u vendosën për të kufizuar përhapjen e pandemisë.

Por vdekshmëria e fëmijëve vazhdoi të bjerë gjatë periudhës në shqyrtim.

Ndër fëmijët nën pesë vjeç, pati 500,000 më pak vdekje në 2021 sesa në 2019.

Hmue Qiu, një tjetër studiuese e IHME, flet për “progres të shkëlqyeshëm” duke iu referuar këtyre të dhënave, ndërsa konsideron se prioritet tani duhet t’i jepet parandalimit të “pandemisë së ardhshme” dhe “uljes së pabarazive të mëdha nga njëri vend në tjetrin në aspektin shëndetësor. “.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!