Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në Byro Politike përballë Juli Xhokaxhi dhe gazetarëve Erl Murati dhe Arion Sulo u shpreh se nuk e shqetësonte opinioni i Elisa Spiropalit kur kjo e fundit deklaroi se Lulzim Basha, dhe shumica e tij imagjinare, duhet të presin zgjedhjet e radhës, për t’u rikthyer në Parlament, pasi sipas Kryemadhit ajo ishte mushkonja në gjithë xhunglën që po jetojmë sot.
Pjesë nga debati në studio:
Juli Xhokaxhi: E patë reagimin e Elisa Spiropalit?
Monika Kryemadhi: Po lërë Elisën e shkretë. Normal që nuk shqetësohet Elisa se sa duket mendon që është trau i doganës, vazhdon me ato shtëpitë me qera dhe gjërat që ka atje nëpër prona. Prandaj nuk pranon vetting Elisa se i dalin gjithë pasuritë që ka në emër të tjerëve që ia di gjithë Shqipëria, gjithë Fieri dhe gjithë Lushnja.
Arion Sulo: Duhet ti nxirrni këto Zonja Kryemadhi…
Monika Kryemadhi: Do t’iu nxjerrim po nuk është armiku im Elisa Spiropali, se unë nuk mendoj që sot shqiptarët skano bukë pse Elisa ka falsifikuar dokumente dhe ka nja 22 mijë m2 siç thonë qytetarët e shkretë atje në Fier. Ndaj Elisa të merret me atë punë njëherë pastaj të flasi. Elisa është në virtualin e saj të çudirave por nuk qëndron problemi te Elisa Spiropali se Elisa është mushkonja e xhunglës në të cilën po jetojmë, kaq./abcnews.al