Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje.
Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore.
Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Por cilat ishin 5 gabimet që vendosën fatin e Luftës së Dytë Botërore?
Vones në mbrojtjen e Skandinavisë
Tashmë nuk kishte më çfarë të bëhej. Trupat aleate më 18 qershor 1940 u larguan me anije dhe lanë prapa krahëve Norvegjinë, preja e radhës e nazistëve.
Dy muaj më parë ushtarët e Londrës dhe Parisit kishin nxituar drejt vendit skandinav për ta mbrojtur nga Hitleri, por kishin dështuar në detyrën e tyre.
Aty, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ishte luajtur një lëvizje e rëndësishme strategjike dhe loja u vendos nga qëndrimet e kundërta që e mbajtën Berlinin nga njëra anë dhe Londrën e Parisin nga ana tjetër ndaj vendeve skandinave, teorikisht neutrale.
Duke respektuar rregullat e diplomacisë ndërkombëtare, Londra dhe Parisi u mundën në elementin kohë nga nazistët, që nuk ndjeheshin të detyruar prej këtyre rregullave.
Norvegjia ishte shumë e rëndësishme, pasi ofronte dy avantazhe domethënëse:
– nga njëra anë, tranzitin e hekurit suedez drejt industrive luftarake gjermane, nëpërmjet Portit të Narvik kur Deti Balltik ishte i mbuluar nga akujt,
– nga ana tjetër, prania e porteve që shikonin nga Britania e Madhe nga veriu dhe mundësonin një rrugëdalje më pak të kontrollueshme të La Manshit drejt Oqeanit Atlantik dhe rrugëve tregtare të tij.
Për muaj me radhë gjermanë dhe anglo – francezë kërkuan që ta tërhiqnin Oslon nga ana e tyre ose të paktën të garantonin një neutralitet të saj. Por shpejt qe e qartë për të gjithë se Norvegjia nuk ishte në gjendje ta ruante neutralitetin me forcat e sah.
Për këto motive anglezët dhe francezët menduan që të dërgonin trupa për ta “mbrojtur” dhe rrethuar vendin.
Prej kohësh Churchill ishte një mbështetës i ndërhyrjes së armatosur, por u dëgjua shumë vonë. Nga ana e tij, Gjenerali gjerman Nikolaus von Folkenhorst realizoi operacionin e parë të kominuar të historisë ushtarake moderne, me përdorimin e njëkohshëm dhe masiv të forcabe detare, ajrore dhe tokësore për ta marrë Norvegjinë.
Sulmi arriti që ta paraprijë për një qime projektin e zbarkimit britanik. Më 9 prill, skuadrat detare gjermane nisën operacionet e pushtimit. Vetëm më 15 prill anglofrancezët zbarkuan nga ana e tyre për t’ju bashkangjitur forcave norvegjeze që mezi po rezistonin.
Por planifikimi aleat, përveçse pak i vrullshëm, ishte edhe i keqorganizuar dhe ushtarëve u mungonin deri pajimet e nevojshme për të luftuar dhe vepruar në zona me një klimë që mund të ishte shumë e ashpër.
Kurse nazistët morën me shpejtësi kontrollin e hekurudhave dhe atë ajror.
Më 21 prill në Lillehammer u verifikua përplasja e parë midis trupave gjermane dhe atyre britanike të Luftës së Dytë Botërore: një betejë shumë e ashpër, e zgjatur 24 orë, pas të cilës ushtarët britanikë dhe norvegjezë, tashmë të mundur, nisën të tërhiqeshin nga qyteti.
Në ditët në vazhdim gjermanët morën një e nga një pozicionet në duart e armiqve në pjesën e mbetur të Norvegjisë, duke mbetur padronë të vendit që u braktis nga anglo – francezët në qershor.
Ndërhyrja e tyre shumë e vonuar kishte rezultuar e kotë.
Çfarë do të kishte ndodhur sikur pa pushtimin e Norvegjisë, Hitleri do të kishte humbur furnizimet e çmuara me mineralet e hekurit nga Suedia, duke i parë kështu të rritura vështirësitë gjermane në furnizimin me lëndë të para.
Kjo patjetër që do të influenconte zgjedhjet strategjike dhe ecurinë e luftës së Hitlerit, që më pas gjithsesi u desh të përballej me mangësitë e këtyre lëndëve.
Veç kësaj, Norvegjia luajti një rol të rëndësishëm në Betejën e Atlantikut, në të cilën nëndetëset gjermane vunë në provë të vështirë rrugët e furnizimit drejt Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Sikur të kontrollonte Norvegjinë të kishte qenë Londra në vend të Berlinit, atëhere i gjithë ekuilibri në dete do kishte ndryshuar në disavantazh të Gjermanisë.
Urdhëri i Hitlerit për të mos i asgjësuar anglezët në Dunkerk
Premtimet e kreut të Luftëaffe Hermann Ëilhelm Göring, iluzioni i Hitlerit për t’i lënë një derë hapur Britanisë së Madhe, preokupimet e komandantit të Frontit Perëndimor Marshallit Gerd von Rundstedt: qenë këta elementë që bënë të mundur “mrekullinë e Dunkerkut”.
E dielë, 26 maj 1940, kur ushtria franceze ishte në rrugë në frontin verior të pushtimit nazist nisi Operacioni “Dinamo”, domethënë tentativa britanike për të shpëtuar sa më shumë ushtarë që të ishte e mundur duke i imbarkuar me shpejtësi drejt Anglisë.
Trupat anglo – franceze në tërheqje u grumbulluan në plazhin e Dunkerque, që shpejt u rrethua nga divizionet gjermane.
Të cilat u ndalën vetëm pak kilometra larg bregdetit. Motivi mbetet mister. Vendimi kontradiktor u mor nga Adolf Hitleri personalisht, por nuk janë kuptuar asnjëherë arsyet e vërteta e atij ngurrimi për t’u dhënë goditjen vdekjeprurëse armikut në tërheqje.
Ndoshta Marshalli von Rundstedt e bindi se ndoshta ishte më mirë që t’u jepej pushim trupave dhe të çlodheshin panzerët që qenë cfilitur në garën e çfrenuar e nisur dy javë më parë.
Sigurisht që Hermann Göring e siguroi Fyhrerin për faktin se vetëm aviacioni do të mjaftonte për t’i asgjësuar armiqtë. Hitleri kishte edhe një qëllim tjetër: synonte që të bindte Londrën që të arrinte një marrëveshje me të dhe, ka mundësi edhe për këtë, preferoi që të mos ndërhynte ndaj ushtarëve anglezë.
Ato ditë pushimi i mundësuan kështu Britanisë së Madhe që të krijonin një flotë të improvizuar me çdo mjet lundures në dispozicion.
Kështu, kundër çdo parashikimi të vetë strategëve britanikë, më 2 qershor u evakuua i fundit i 338000 ushtarëve. Midis tyre edhe 120000 francezëve që do të përbënin bërthamën e Francës së Lirë të drejtuar nga Gjenerali Charles De Gaule.
Mund të thuhet me siguri se gabimi i Dunkerkut vendosi fatet e luftës. Çfarë do të kishte ndodhur sikur, Asgjësimi i trupave anglo-franceze në Dunkerk do të kishte vendosur një hipotekë serioze mbi luftën.
Duke vepruar kështu, Hitleri do të kishte nxjerrë nga konflikti qindramijëra ushtarë armiq ekspertë dhe të stërvitur mirë, që në vijim u përdorën me sukses në betejë nga aleatët.
Të njëjtit francezë formuan bërthamën e ringjalljes së mëpasme të Francës. Por sidomos asgjësimi i trupës britanike do të përfaqësonte një goditje psikologjike të rëndësishme në kuadër të luftës së nervave që Hitleri bënte me Britaninë për ta shtyrë që të kërkonte paqen.
Urdhëri i Mussolinit për të sulmuar Greqinë në dimër
Ishte pikërisht Adolf Hitleri ai që theksoi se sulmi jo i koordinuar italian ndaj Greqisë kishte influencuar negativisht ndaj Operacionit “Barbarossa” (pushtimit të Bashkimit Sovjetik) duke e vouar aq shumë sa duhej për t’i penguar gjermanët për të pushtuar Moskën.
Për hir të së vërtetës, historianët kanë shumë dyshime lidhur me një interpretim të tillë, por ky ishte mendimi i Fyhrerit.
Ajo që është e sigurtë është se agresioni ndaj Greqisë qe një ndërthurje gabimesh të bujshme që e ndryshoi përfundimisht rolin e Italisë në luftë dhe në botë.
Sulmi u inicua personalisht nga Mussolini, edhe për të kryer një luftë paralele ndaj asaj të Gjermanisë, duke u hakmarrë kështu ndaj Hitlerit për shpërfilljen e treguar në marrjen e iniciativave luftarake pa u këshilluar me aleatin.
Italianët nisën operacionet ushtarake më 26 tetor, në vigjilje të sezonit të ftohtë, që do ta bënte të vështirë luftimin në malet e Epirit, ku u përqëndruan duke lëvizur nga Shqipëria.
Veç kësaj, u rreshtuan më pak ushtarë nga sa u konsideruan të nevojshëmdhe me një logjistikë katastrofike: portet shqiptare qenë të mbingarkuar. Aviacioni italian nuk arriti kurrë që të ketë peshë për shkak të kohës së keq gjatë dimrit.
Ministri i Jashtëm Galeazzo Ciano theksoi se grekët ishin të korruptuar. Bullgaria dhe Turqia nuk ndërhynë në mbështetje të Italisë.
Duke i dhënë ultimatumin qeverisë së Kryeministrit grek Ioannsi Metaxas dhe, për pasojë, sulmin e bërë, Italia ka shpejt që t’i zhdukej iluzioni se “do t’ia thyenin brinjët Greqisë”.
Përkundrazi, pësoi një kundërsulm shkatërrimtar që i çoi grekët deri brenda Shqipërisë. Në valën e dështimit italian, në Jugosllavi pati një grusht shteti antiBosht. Në këtë pikë gjermanët i detyruan që të ndërhyjnë në Ballkan. I nënshtruan me shpejtësi, por vonuan me disa javë sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik.
Kështu që patën më pak kohë në dispozicion për pushtimin përpara se të ngecnin në dimrin rus. Ndërkohë, çdo besueshmëri e mbetur e Italisë ishte zhdukur.
Çfarë do të kishte ndodhur sikur, fushata e Greqisë do të mund të fitohej. Mjaftonte të planifikohej më mirë dhe të mos bëheshin të gjitha gabimet që u bënë, duke filluar nga çmobilizimi i divizioneve rezervë që në mënyrë të pashpjegueshme u bë në verë.
Sikur Italia ta kishte kontrolluar Greqinë, do të kishte pasur një impakt më të madh ndaj Mesdheut, me reperkusione edhe ndaj luftës në Afrikën Veriore.
Veç kësaj, ndoshta do ta kishte sjellë Turqinë nga ana e Boshtit dhe, në këtë pikë, do të ishte hapur një rrugë tjetër drejt Lindjes së Mesme dhe Kaukazin, me rezervat e tyre të naftës.
Së fundi, duke fituar në Greqi, Italia nuk do të ishte bërë vasale e Hitlerit, siç edhe ndodhi në fakt.
Pastaj, për sa i përket Gjermanisë, sikur të mos kishte qenë e detyruar të ndërhynte në Ballkan, ajo do të kishte mundur të përqëndrohej më parë dhe më shumë me fushatën e Rusisë.
Disa mendojnë se do ta kishte marrë Moskën dhe kjo do të kishte qenë një goditje vdekjeprurëse për Stalinin. Por, gjithsesi, ndoshta Bashkimi Sovjetik nuk do të ishte dorëzuar.
Vendimi i Japonisë për të përfshirë në luftë Shtetet e Bashkuara
Berlini, Roma dhe Tokio qenë bindur se herët a vonë do të shpërthente lufta kundër Shteteve të Bashkuara.
Në një farë mënyre, Amerika e kishte bërë tashmë zgjedhjen e saj me furnizimet masive për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik, por njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1941 partia neutraliste ishte e fortë dhe Karta Atlantike e gushtit të atij viti nuk përmendte asnjë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë ushtarake të amerikanëve në teatrat e luftës.
Kështu, për Gjermaninë, Japoninë dhe Italinë nuk ishte patjetër e domosdoshme ta zgjeronin përplasjen tek Shtetet e Bashkuara.
Hitleri kishte menduar gjithmonë se shtyrja sa më shumë të ishte e mundur hyrjes në luftë e kolosit amerikan do të ishte një avantazh.
Lideri nazist e kishte ekspozuar shumë herë idenë e tij lidhur me nevojën për t’i eliminuar një e nga një kundërshtarët europianë përpara se të hynin në luftë Shtetet e Bashkuara.
Veç kësaj, për të ekzistonte një mundësi e largët marrëveshjeje me amerikanët për t’i ndarë kontinentet në dëm të fuqive të vjetra koloniale europiane.
Vetë Pakti Tripalësh, duke ndarë sferat e influencës botërore midis Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, e nxirrte zbuluar SHBA-në.
Nga ana e saj, Japonia ishte e impenjuar tashmë në luftën e saj në Kinë dhe ndoshta do t’i kushtohej pushtimit të posedimeve koloniale angleze, franceze e hollandeze në Azi pa marrë iniciativën e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara.
Por Japonia dyshonte se në rastin e sulmit ndaj domeneve anglo – hollandeze, amerikanët nuk do të qëndronin duarkryq dhe e dinte se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një politikë riarmatimi qysh nga viti 1940.
Pikërisht më 7 dhjetor 1941 vendosi që t’i godasë befasisht Pearl Harbor. Por edhe në këtë pikë Gjermania dhe Italia nuk qenë të detyruara ta sfidonin Uashingtonin: Pakti Tripalësh me Japoninë nuk parashikonte një shpallje lufte automatike.
Për ta demonstruar është fakti se Tokio nuk e sulmoi kurrë Bashkimin Sovjetik për të mbështetur aleatët europianë.
Pavarësisht kësaj, më 11 dhjetor 1941 edhe Gjermania dhe Italia u shpallën luftë Shteteve të Bashkuara. Pse e bënë mbetet ende sot një enigmë. Çfarë do të kishte ndodhur sikur, beteja e Pearl Harbor hapi premisat e humbjes së forcave të Paktit Romë – Berlin – Tokio.
Pearl Harbor përcaktoi hyrjen në konflikt të asaj fuqie që më pas do t’i shënonte ushtarakisht rezultatin. Në Shtetet e Bashkuara ekzistonte akoma një shpirt i fortë izolacionist dhe pas ulmin japonez hyrja në luftë e Uashingtonit do të vonohej. Në këtë pikë ndoshta japonezët do të kishin pasur dorë të lirë në Azi, ndërsa në Afrikë e në Europë italo – gjermanët nuk do të duhej të preokupoheshin për ndërhyrjen amerikane.
Për shembull, nuk do të kishte ndodhur Operacioni “Torch”, me të cilin në fundin e 1942 forcat aleate zbarkuan në Marok dhe shkaktuan humbjen përfundimtare të Boshtit në Afrikë.
Dhe nga aty të njëjtat trupa nuk do ta pushtonin Siçilinë në korrikun e 1943, duke shkaktuar më 25 të këtij muaji rënien e regjimit fashist.
Urdhëri i Hitlerit për Armatën e VI që të mos tërhiqej nga Stalingradi
3 milion ushtarë i përfshinë në betejën e Stalingradit, ndoshta më e madhe e të gjithë historisë. 2 milion prej këtyre përfunduan të vdekur, të plagosur, të zhdukur apo robër lufte.
Me këtë përleshje fatet e Luftës së Dytë Botërore ndryshuan dhe iniciativa kaloi nga gjermanët tek rusët.
Beteja u zhvillua midis fundit të gushtit të 1942 dhe shkurtit të 1943: Hitleri vendosi pushtimin e Stalingradit, qendër industriale mbi Vollgë që mbante emrin e diktatorit sovjetik, kishte një domethënie themelore.
Për këtë, përdori Armatën e VI e Gjeneralit Friderich Paulis, e mbuluar nga krahët prej rumunëve, italianëve (mbi 220000), hungarezëve dhe aleatëve të tjerë. Për motive të kundërta, Stalini e mendonte në të njëjtën mënyrë: edhe për të Stalingradi nuk duhej të binte, edhe me koston e transferimit në një ferr.
Përleshja zgjati për muaj me radhë, shtëpi më shtëpi, me humbje të mëdha nga të dyja palët. Kur rusët i çanë frontet në të dyja krahët e qytetit duke e rrethuar, një lak u mbyll rreth Armatës së VI të Paulus, me mbi 250000 ushtarakë të zënë në kurth. Ishte momenti i tërheqjes.
Edhe pse qytetit i afroheshin trupat e Gjeneralit Erich von Manstein, për të provuar të lidheshin divizionet gjermane dhe shpëtuar të shpëtueshmen. Do të kishte qenë e mundur që të mbijetonte një pjesë e njerëzve, por ndërsa tentativa e von Manstein për ta çarë rrethimin nuk ia arriti, forcat e Paulus mbetën të gozhduara në Stalingrado prej vullnetit eksplicit të Hitlerit, i cili dha urdhër që të rezistohej deri në njeriun e fundit.
Bile, kur tashmë gjithçka ishte humbur, Fyhreri e gradoi Paulus Feldmarshall. Në fakt, kishte frikë se mos kapej i i gjallë dhe, duke e graduar, shpresonte që nderi i tij do t’i pengonte dorëzimin, duke qenë se ky fakt nuk kishte prekur deri në atë moment asnjë oficer gjerman me gradë kaq të lartë. Për të Hitleri uronte një vetëvrajse për ta luajtur të paktën në planin e propagandës.
Por Paulus, deri më atëhere gjithmonë i bindur ndaj urdhërave, zgjodhi që të shpëtojë dhe më 2 shkurt ju dorëzua sovjetikëve. Nga njerëzit e tij, 100000 kishin vdekur dhe po aq qenë kapur si robër lufte. Pjesa më e madhe e tyre nuk u kthye kurrë më në Gjermani.
Çfarë do të kishte ndodhur sikur Hitleri do të kishte lejuar që të shpëtoheshin ushtarët e Armatës së VI ndoshta nuk do të ndryshonte krejtësisht rezultati i luftës në Rusi, por sigurisht që do të kishte pasur pasoja.
Më e rëndësishmja ajo e natyrës psikologjike. Stalingradi që humbja e parë e madhe gjermane dhe fitorja e parë e madhe sovjetike.
Një rezultat më pak i pastër i asgjësimit të një armate të tërë do të ishte menaxhuar ndryshe nga të dyja palët. Edhe pse rusët nuk ia dolën në planin e tyre të madh për ta rrethuar të gjithë frontin jugor dhe gjermanët demonstruan se qenë në gjendje t’u përgjigjeshin sovjetikëve akoma në 1943.
Sikur asaj që ndodhi t’i ishte shtuar dusponueshmëria e Armatës së VI dhe një gjendje psikologjike jo e rënduar nga një ndjesi disfate (të cilës pala sovjetike i kundërvinte mitin e Luftës së Madhe Patriotike të ngritur pikërisht në Stalingrad) rezistenca gjermane në frontin lindor do të kishte mundur të zgjatej më shumë.