Kanadaja do të rifillojë financimin për agjencinë palestineze të OKB-së për refugjatët (UNRWA), tha të premten Ministri Ndërkombëtar i Ndihmës Ahmed Hussen, duke u bërë një nga donatorët e parë ndërkombëtarë që njoftoi një lëvizje të tillë.
Otava ndaloi fondet më 26 janar pas pretendimeve të Izraelit se disa punonjës së stafit të agjencisë ishin përfshirë në sulmet e Hamasit me 7 Tetor.
“Kanadaja do të heqë pauzën e përkohshme të financimit për (UNRWA),” tha Hussen në një deklaratë, por nuk specifikoi kur do të ndodhë kjo. “UNRWA luan një rol jetik në Gaza.”, shtoi ai.
Kryeministri Justin Trudeau tha të enjten se Otava po priste rezultatet e një hetimi të brendshëm të Kombeve të Bashkuara mbi pretendimet izraelite se 12 punonjës të agjencisë ishin përfshirë në sulmet në të cilat vdiqën rreth 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite.
Një total prej 16 donatorësh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, ndaluan financimin e tyre për UNRWA. Hussen tha se Kanadaja kishte shqyrtuar raportin e përkohshëm të hetimit të OKB-së dhe priste me padurim versionin përfundimtar./abcnews.al