Mbi 9 mijë gra kanë humbur jetën në Gaza që prej sulmit të 7 tetorit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.
Në një deklaratë për mediat thuhet se rreth 60 mijë gra shtatzëna vuajnë nga ‘kequshqyerja, dehidratimi dhe nga mungesa e kujdesit shëndetësor’. Ndërsa rreth 5000 gra shtatzëna në Gaza lindin çdo muaj në ‘kushte të vështira, të pasigurta dhe jo të shëndetshme’.
Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRËA), e cila është agjencia kryesore e ndihmës në Gaza, postoi gjithashtu një deklaratë në “X”, duke thënë se mesatarisht 63 gra vriten çdo ditë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë në Gaza vazhdojnë të durojnë pasojat e kësaj lufte brutale”, thuhet në deklaratë.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se kërkohet më shumë punë për të mbështetur dhe mbrojtur gratë.
“Një armëpushim i menjëhershëm është minimumi”, ka shkruar ai.
/abcnews.al