Një zyrtar ukrainas deklaroi se delegacioni i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky mund të jetë shënjestruar në sulmin e së mërkurës në Odesa nga raketat ruse.
Por një aleat i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë këto pretendime, shkruan Sky News.
Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se Moska do të kishte goditur objektivin e saj nëse ky do të kishte qenë qëllimi i saj dhe se ishte e qartë “për të gjithë” se nuk kishte pasur ndonjë goditje të planifikuar në autokolona.
Zelensky kishte inspektuar të mërkurën objektet e drithit në qytetin e Detit të Zi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis./abcnews.al