Gjendet një panda e kuqe në bagazhet në aeroportin e Bangkok

schedule22:07 - 6 Mars, 2024

schedule 22:07 - 6 Mars, 2024

Gjashtë shtetas indianë u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Bangkok për përpjekje për të kontrabanduar një panda të kuqe dhe dhjetëra kafshë të tjera jashtë vendit, sipas zyrtarëve të doganave tajlandeze.

Gjarpërinjtë, papagajtë dhe hardhucat ishin në mesin e 87 kafshëve të vërejtura në aeroportin Suvarnabhumi, thanë zyrtarët.

Ata thuhet se u zbuluan në bagazhin e kontrolluar të të dyshuarve teksa po përpiqeshin të fluturonin për në Mumbai, shkruan BBC.

Të dyshuarit do përballen me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.

Doganat tajlandeze kanë publikuar foto që tregojnë pandan e kuqe, një specie e rrezikuar, në një shportë dhe një papagall të mbyllur në një enë plastike. Gjarpërinjtë ishin të mbështjellë së bashku në qese pëlhure./abcnews.al