Kremlini: Ne nuk i njohim urdhër-arrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

schedule15:35 - 6 Mars, 2024

schedule 15:35 - 6 Mars, 2024

Rusia nuk i njeh urdhër-arrestet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), përfshirë ato të lëshuara kundër zyrtarëve të lartë të Moskës. Kështu tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar vendimin e shpallur dje nga e njëjta gjykatë ndaj dy oficerëve rusë.

Urdhër arrestet e gjykatës u lëshuan dje ndaj dy komandantëve të lartë ushtarakë rusë, admiralin Viktor Sokolov, dikur komandanti i Flotës ruse të Detit të Zi dhe Sergey Kobylash, komandant i aviacionit me rreze të gjatë të forcave të armatosura ruse.

Ata akuzohen se janë përfshirë në sulmet me raketa kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës. ICC njoftoi se kishte arsye për të besuar se sulmet kishin për qëllim objektet civile dhe se dëmi ndaj civilëve tejkalonte avantazhin ushtarak.

Një urdhër-arresti është lëshuar më parë kundër presidentit rus, Vladimir Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!