Dy muajt e dëmtimit kaluan shpejt dhe mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, qendërmbrojtësi anglez, Fikayo Tomori u rikthye në fushën e blertë, teksa në minutën e 80’-të, të sfidës Lazio-Milan zëvendësoi danezin, Simon Kjaer, duke lumtuar pamasë tifozët e “Kuqezinjve” të Milan, të cilët prej kohësh presin në fushën liderin e tyre të prapavijës.
Menjëherë pas rikthimit, 26-vjeçari ka dhënë ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit të Milan, ku ka folur në veçanti për objektivat e tij dhe të ekipit, ku sipas tij “Djajtë” kanë sërish një ekip të aftë për të fituar titullin siç bëri në sezonin 2021-2022, teksa më tej shtoi se dëshiron që të fitojë sa më shumë trofe me këtë ekip.
“Ne e dimë historinë e klubit dhe kemi shkruar një faqe të parë me titullin e Serie A që fituam në 2022-shin dhe tani kemi një ekip të aftë për të fituar sërish. Duhet të përmirësohem, jo vetëm për veten time, por edhe për ekipin. Dua të fitoj sa më shumë trofe duke luajtur për Milan”,- u shpreh “shtatlarti” anglez i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al