“Super e Marta” në SHBA, kush është biznesmeni që mundi Biden në Samoa

schedule09:52 - 6 Mars, 2024

schedule 09:52 - 6 Mars, 2024

Edhe pse Biden fitoi në të gjitha shtetet për nominimin demokrat, një rajon i varfër dhe i vetmuar i rezistoi: Samoa Amerikane, një arkipelag në Paqësor, zgjodhi në vend të tij biznesmenin Jason Palmer.

Sipas parashikimeve statistikore dhe projeksioneve të mediave amerikane, biznesmeni me 51 vota kundër 40 të presidentit Biden, fitoi gjashtë delegatët në kuvendin e partisë që ishin në lojë.

“Më në fund, diçka e veçantë dhe e papritur në këtë Super të Martë të mërzitshme,” tha një analist.

Për shkak të statusit të tij si një komunitet dhe jo si shtet, rreth 40,000 banorë në Samoa Amerikane nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Votimi i brendshëm republikan në Samoa do të bëhet pasnesër, e premte. Pas Uashingtonit dhe Vermontit, kjo mund të jetë një nga shanset e fundit të Nikki Haley për të mposhtur Donald Trump.

Kush është Palmer që mundi Biden

“Jam i nderuar të shpall fitoren time në zgjedhjet paraprake në Samoa Amerikane. Faleminderit komunitetit të jashtëzakonshëm për mbështetjen tuaj.

Kjo fitore është një dëshmi e fuqisë së zërit tonë. Së bashku, ne mund të rindërtojmë ëndrrën amerikane dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, “tha Palmer në një postim në X menjëherë pas fitores së tij ndaj Joe Biden.

Palmer, i cili nuk ka mbajtur kurrë poste politike, vendosi të nisë fushatën e tij për Shtëpinë e Bardhë nëntorin e kaluar.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të shekullit të 21-të dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të parandalojmë që Trump të kthehet në detyrë për një mandat të dytë,” tha Palmer për ish-presidentin Donald Trump.

/abcnews.al