Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti për dy komandantë të lartë ushtarakë rusë. Dy burrat janë admirali Viktor Sokolov, komandant dikur i Flotës Ruse të Detit të Zi dhe Sergei Kobylasi, komandant i forcave të armatosura ruse.
Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në sulmet me raketa kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës. ICC thotë se kishte arsye të besonte se sulmet kishin në shënjestër vendbanimet e civilëve dhe se dëmi ndaj tyre ishte shumë i madh.
Në të kaluarën, Vladimir Putin ka pasur një urdhër-arresti të lëshuar nga ICC, që do të thotë se nëse ai viziton një vend nën juridiksionin e ICC-së, do të arrestohej.
Ukraina nuk e ka nënshkruar Statutin e Romës, por i ka dhënë gjykatës juridiksionin për të hetuar krimet e luftës të kryera në territorin e saj.
Rusia nuk e njeh ICC, kështu që nuk ka gjasa të dëbojë komandantët.
/abcnews.al