BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për shkelje të rregullave, kompania: Do ta apelojmë

schedule15:54 - 4 Mars, 2024

schedule 15:54 - 4 Mars, 2024

Komisioni Evropian ka gjobitur kompaninë Apple me më shumë se 1.8 miliardë euro (2 miliardë dollarë) për shkelje të rregullave të konkurrencës me shërbimet e transmetimit të muzikës. Sipas komisionit, Apple kishte favorizuar në mënyrë të padrejtë shërbimin e saj të transmetimit të muzikës mbi ato të rivalëve të saj.

“Komisioni zbuloi se Apple aplikoi kufizime për zhvilluesit e aplikacioneve duke i penguar ata të informojnë përdoruesit e iOS për shërbimet alternative dhe më të lira të abonimit të muzikës të disponueshme jashtë aplikacionit. Kjo është e paligjshme sipas rregullave antitrust të BE”, tha Komisioni Evropian.

Apple ngarkon një tarifë prej 30% për shitjet e bëra përmes aplikacioneve në sistemet operative iOS. Ai gjithashtu ndalon aplikacionet brenda sistemit operativ të ofrojnë lidhje me faqet e jashtme të regjistrimit për të anashkaluar tarifën. Në një përgjigje ndaj gjobës së sotme, Apple tha në një deklaratë se do të apelojë.

“Ne kemi ndihmuar tregjet të lulëzojnë, duke promovuar konkurrencën dhe inovacionin në çdo hap – dhe App Store është një pjesë e rëndësishme e kësaj historie. Pra, ndërsa ne respektojmë Komisionin Evropian, faktet thjesht nuk e mbështesin këtë vendim. Dhe si rezultat, Apple do të apelojë”, thuhet në njoftim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!