Interi i Inzaghit po fluturon këtë sezon dhe Federico Dimarco nuk i fsheh meritat e trajnerit dhe kapitenit Lautaro Martinez.
“Inzaghi ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë ne, ai na bën të qeshim, na bën të ndihemi mirë. Kur duhet të lërë gjurmë, ai e bën këtë, gjithashtu për t’i dhënë një dorë lojtarëve të rnij.
Ne jemi të lumtur që e kemi atë. Lautaro? Ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë. Ne e dimë rëndësinë e tij në ekip, ai është kapiteni ynë, shpresojmë që të vazhdojë kështu gjatë gjithë sezonit.
Champions League? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Madrid, ne e dimë se çfarë do të thotë të luash në një fushë të tillë, ishte edhe rasti me Porton sezonin e kaluar.
Atletico është një ekip i mrekullueshëm, ata e kanë demonstruar këtë në vitet e fundit me Simeone. Ne do të shkojmë atje për të luajtur lojën tonë”, është shprehur ndër të tjera Dimarco./h.ll/abcnews.al