Albi Mall Superliga/ Ballkani rikthehet te fitorja, nuk gabon Llapi, Drita shtanget nga Fushë Kosova

schedule16:14 - 2 Mars, 2024

schedule 16:14 - 2 Mars, 2024

Ballkani rikthehet te fitorja dhe atë e bën në transfertën e Dukagjinit, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të Superligës së Kosovës. Sfida u zhbllokua që në minutën e parë, me Korenicën që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha avantazhin miqve. Ndërsa në minutën e 27’-të Gripshi dyfishoi avantazhin e Ballkanit dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Vendasit provuan në disa raste të reagonin, ndërsa mundën që të kishin sukses vetëm në minutën e 88’-të, me Rugovën.  Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2, me Dukagjinin që renditet në vend të gjashtë me 30 pikë, teksa Ballkani kryeson me 48 pikë.

Llapi fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Feronikelit në transfertë dhe vazhdon të ndjekë Ballkanin në garën për kreun. Goli i vetëm i kësaj përballjeje u realizua në minutën e 69’-të, me Hysenin që u dha avantazhin dhe njëkohësisht 3 pikët miqve. Pas javës së 23-të, Feronikeli renditet në vend të shtatë me 23 pikë, teksa Llapi në vend të dytë me 47 pikë, një më pak se Ballkani kryesues.

Drita bën një hap “fals” në transfertën e Fushë Kosovës, ndërsa u mund me rezultatin 1-0. Vendasit u rikthyen te fitorja falë golit të Sinanovic në minutën e 88’-të, i cili u dha avantazhin dhe fitoren, ndërsa miqtë nga ana tjetër bien pas një ecurie pozitive që kishin regjistruar në javët e fundit. Pas këtij takimi, Fushë Kosova renditet në vend të nëntë me 15 pikë, teksa Drita në vend të tretë me 43 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!