Kthesë e re në pankinën e Sassuolos. Pas shkarkimi të Dionisit, skuadra iu besua Emiliano Bigica, por humbja shumë e rëndë 6-1 ndaj Napolit ndryshoi shpejt mendjën e klubit, i cili u fokusua te Davide Ballardini.
Ish-trajneri i Genoa, pasi ka ndërprerë në mëngjes kontratën që e lidhim me Cremonese deri në vitin 2025, nënshkroi me Sassuolon deri në muajin qershor.
Marrëveshja përfshin një bonus të konsiderueshëm nëse ai bën që skuadra e tij e re mbijeton në Serie A.
Ballardini do të fillojë menjëherë punën për t’i dhënë një gjurmë të re ekipit. Mbijetesa është objektivi i tij kryesor./h.ll/abcnews.al