Tiranë/ Punonjësi i Gardës denoncon në polici: Më vodhën armën e shërbimit në banesë

schedule13:25 - 29 Shkurt, 2024

schedule 13:25 - 29 Shkurt, 2024

Një punonjës i Gardës së Republikës ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë kryer vjedhjen.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al