Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer vizitontë martën Maqedoninë e Veriut ku do të pritet nga shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.
Pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euroatlantike të vendit.
Do të këmbehen edhe mendime për gjendjen në rajon. /abcnews.al