Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Riadi për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me princin e kurorës saudite Mohammed bin Salman të mërkurën.
“Franca është e gatshme të punojë së bashku me Mbretërinë e Arabisë Saudite për të parandaluar përhapjen e konfliktit në rajon dhe për të krijuar kushtet për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, sipas deklaratës së Macron.
Presidenti i Francës dhe lideri de facto i Arabisë Saudite përsëritën se të dy e konsiderojnë “urgjente përfundimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, gjithmonë sipas Elysee.
Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë pothuajse të gjithë Jemenin verior, kanë nisur sulmet që nga 19 nëntori kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, veçanërisht ato që ata thonë se janë “të lidhura” me Izraelin, në një shfaqje solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës.
/abcnews.al