Aksident, dhunë dhe drejtim mjeti pa patentë, dy të arrestuar dhe disa të proceduar në Elbasan

schedule10:59 - 28 Shkurt, 2024

schedule 10:59 - 28 Shkurt, 2024

Dy persona janë vënë në pranga dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Elbasan. Një 33 vjeçar dhe një 38 vjeçar u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar motorat pa leje drejtimi.

Një 28 vjeçar u procedua pasi ditën e djeshme ka përplasur me automjetin e tij një 42 vjeçar që lëvizte me biçikletë. 42 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Nën hetim janë vënë edhe një 38 vjeçar dhe dy 17 vjeçare pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Një 41 vjeçar, banues në Rodovesh, u vu nën hetim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të motrës së tij.

Ndërkaq, dy persona të moshave 37 dhe 57 vjeç kanë bërë kallëzim në polici se iu kanë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!