Kostoja e jetës studentore/ Vajza nga Hasi që studion në Tiranë: Ja shpenzimet dhe mbështetja

schedule15:47 - 27 Shkurt, 2024

schedule 15:47 - 27 Shkurt, 2024

Elsa Sokoli është vajza e vogël e një familje me pesë anëtarë nga Hasi.   Rreth pesë muaj më parë fitoi të drejtën e studimit për gjeografi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës.  Prej atëherë nga qyteti i vogël në verilindje të vendit  u zhvendos në kryeqytet.

“Erdha, çdo gjë kishte çmime shumë të larta, provova të futesha në punë, por  që nuk ja dola dot se edhe puna edhe shkolla është shumë e lodhshme dhe nuk i arrija dot të dyja, kështu që u detyrova të ndaloj punën dhe të rri vetëm në shkollë.”

Në këto kushte studentja e gjeografisë zgjodhi të jetojë në godinën numër 20 në “Qytetin Studenti”. Pagesa e ulët  ishte lehtësi për të.

“Unë qëndroj në konvikt. Kushtet janë të mira.  Në fakt shumë të mira.  55 në muaj. Se ishte pjesa e pagës më e ulët. Kjo është arsyeja. Të isha në shtëpi me qera, 40 mijë lekë në muaj, atë shumë të qerasë unë e shpenzoj gjithë muajin e nuk do ja dilja dot.”

Por pagesa për strehimin nuk është shpenzimi i vetëm i një të riu nga rrethet që vjen për të studiuar në Tiranë.  Tarifa e shkollës, ushqimi, librat, por dhe ndonjë  kafe me shokët  janë  të tjera kosto që i shtohen buxhetit të tyr.e

“Unë shpenzoj tek maksimumi, 30 mijë lekë në muaj, për ushqime, libra, gjëra bazë të studentëve që mund të kenë.”

Për t’i përballuar, Elsa mbështetjen e gjen tek familja. Por ata studentë që nuk e kanë këtë mundësi, mësojnë  në universitetet publike,  nuk përjashtohen nga tarifat e studimit dhe nuk përfitojnë bursë mund të marrin kredi të butë ku  pjesa më e madhe e normës së interesit financohet nga buxheti i shtetit.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka çelur aplikimet dhe të rinjtë e intersuar mund të aplikojnë online përmes këtij formulari.

Shuma e kredisë që ata përfitojnë parashikohet të mbulojë tarifën e studimit dhe koston e jetesës e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale mujore për të gjithë vitet  e studimit.

Kredia studentore me kushte të lehtësuara është një prej programeve që po harton Ministria e Arsimit për të mbështetur studentët në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!