Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britani, parlamenti rrëzon idenë e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme

schedule21:47 - 28 Tetor, 2019

schedule 21:47 - 28 Tetor, 2019

Parlamenti britanik rrëzoi kërkesën e kryeministrit për ta cuar vendin në zgjedhje të parakohshme me 12 dhjetor. Ideja e Boris Xhonson nuk mori dot 2/3 ën e votive të kërkuara. Por kryeministri thotë se do përgatisë një tjetër ligj për ta cuar vendin në zgjedhje, e që do kërkojë një shumicë të thjeshtë.

Parlamenti britanik rrëzoi propozimin e kryeministrit Boris Johnosn për zgjedhje të parakohshme në 12 dhjetor.

Vetëm 299 deputetë mbështetën idenë e Xhonson, 70 kundër , shumë larg shifrës prej 434 vota ose 2/3 që kërkon miratimi i atij vendimi. Por kryeministri deklaroi se do tentonte sërish. “Ky parlament nuk mund ta mbajë më gjatë peng vendin, u tha ai deputetëve duke nënvizuar se parlamenti nuk është më funksional. Ai tha do paraqesë një ligj tjetër të thjeshtë, ku të kërkojë sërish zgjedhje të parakohshme. Ligji i ri do kërkojë një një shumicë të thjeshtë prej vetëm 320 votash.

Liberal Demokratët dhe partia kombëtare skoceze duken gati të mbështesin zgjedhjet të hënën e 9 Dhjetorit. Sipas tyre, kjo i heq cdo mundësi kryeministrit që të aprovojë Brexit-in, që Xhonson synon ta kalojë brenda 31 tetorit, në një kohë aq të shkurtër, para se parlamenti të shpërndahet.

Të dy partitë kanë propozuar një ligj të tyrin të thjeshtë për këtë dhe mbetet për t”u parë nëse ata do mbështesin legjislacionin e qeverisë, i cili sipas Xhonsondo jetë pothuaj identik. Palët po negociojnë në parlament mbi një datë kompromisi.

Kryetari i liberaldemokratëve në parlament Ian Blackford tha se nuk i beson kryeministrit dhe kërkon garanci që z.Xhonson nuk do tentojë të rikthejë në parlament për miratim marrëveshjen e tij Brexit. Pas votës të së hënës, Johnson tha se ndihej i suprizuar nga rezistenca e Liderit të Laburistëve Jeremy Corbyn  për të mos shkuar në zgjedhje.

Por lideri laburist tha se do e mbështeste idenë e zgjedhjeve vetëm nëse pranohen kushtet e tij. Ligji me një rresht i propozuar nga qeveria për zgjedhjet mund të amendohet nga deputetët për të mundësuar votimin për 16 dhe 17 vjecarët. Por nëse kjo ndodh, qëveria do e braktisë ligjin. Edhe pse Liberal Demokratët dhe partia skoceze mbështesin parimin e uljes së moshës së votimit, liberal demokratët thonë se ndalimi i Brexit ishte prioritet për votuesit e rinj.

Pak orë para votimit në parlamentin Britanik, presidenti i këshillit Europian Donald Tusk konfirmoi përmes një Tuiteri se 27 vendet e Bashkimit Europian pranuan kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë deri në 31 janar të 2020-ës Brexit. Vendimi i Brukselit erdhi pas dy letrave kontradiktore nga Londra.

Në letrën e parë që nuk mbante firmën e kryeministrit kërkohej shtyrja, si kërkesë e parlamentit për qeverinë britanike. Ndërsa letra e dytë me firmën e Xhonson kërkonte injorimin e letrës së parë, pasi mund ta bindte parlamentin që ta miratonte marrëveshjen e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE brenda 31 Tetorit, sic ishte dakordësuar me Bruskelin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!