Zidane në stolin e Juventus? Legjenda e “Zonjës së Vjetër” nuk e përjashton si mundësi

schedule08:04 - 27 Shkurt, 2024

schedule 08:04 - 27 Shkurt, 2024

Zinedine Zidane ka qenë i pranishëm në premierën e dokumentarit të ish-trajnerit të Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, ku ndër të tjera komentoi edhe mbi të ardhmen e tij.

Francezi shkëlqeu te Juventusi nën urdhrat e Lippit, duke luajtur për bardhezinjtë për 5 vite e më pas u transferua te Real Madrid.

“Si trajner, unë kam mësuar shumë nga të dy Lippi dhe Carlo Ancelotti”, ka thënë Zidane për ‘Sky Sport Italia’.

“Lippi ishte trajneri i parë i cili në të vërtetë besoi tek unë. Ai më solli tek Juve dhe unë u bëra lojtar falë tij”, është shprehur Zidane.

Ndërkohë, Zidane ishte lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, më saktësisht tek Juventusi, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin sezonin e ardhshëm.

Ai u pyet nëse do do dëshironte që të përjetonte zejen e trajnerit edhe në Itali gjithashtu.

“Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Unë do të doja të jem trajner në Itali ndonjë ditë”, ka deklaruar 51-vjeçari./ h.ll/abcnews.al