Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të jetë “kundër amerikanëve” nëse zgjedh të mbështesë Rusinë në lidhje me Ukrainën, tha të dielën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Një një intervistë për CNN, Zelensky tha se “nuk mund ta kuptojë se si Donald Trump mund të jetë në anën e presidentit rus Vladimir Putin”.
“Është e pabesueshme,” shtoi ai.
Trump, i cili tani është pothuajse i sigurt se do të bëhet kandidati presidencial republikan pasi fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut, në të kaluarën ka refuzuar të thotë nëse ai mbështet Rusinë apo Ukrainën.
Zelensky tha se ai besonte se Trump, i cili gjithashtu tha se do t’i jepte fund konfliktit brenda një dite nëse zgjidhej nuk i kuptonte qëllimet e Putinit.
“Unë mendoj se Donald Trump nuk e njeh Putinin.
“E di që e ka takua por ai kurrë nuk ka luftuar me Putinin. Ushtria amerikane nuk ka luftuar kurrë me ushtrinë ruse. tha ai.
/abcnews.al