Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kremlini: Akuzat për presion ndaj nënës së Navalny janë absurde

schedule12:40 - 26 Shkurt, 2024

schedule 12:40 - 26 Shkurt, 2024

Kremlini i ka cilësuar si absurde akuzat e bëra nga nëna e Alexei Navalny se kanë ushtruar presion në lidhje me funeralin e tij. I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh:

“Kremlini nuk ka asnjë lidhje me këtë. Natyrisht, Kremlini nuk mund të ushtrojë presion. Këto janë edhe një deklaratë absurde nga mbështetësit e (Navalny)”.

Trupi i pajetë i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij të shtunën disa ditë pasi autoritetet ruse njoftuan se ai kishte ndërruar jetë në burg.

E veja e tij Yulia Navalnaya ka pohuar se ai u vra me urdhër të Putinit dhe u zotua të vazhdojë luftën. Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor për vdekjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!