Të paktën 29,782 palestinezë janë vrarë dhe 70,043 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Është ky bilanci i fundit i publikuar nga ministria e Shëndetësisë së Gazës në një deklaratë të hënën, shkruan The Guardian.
Në 24 orët e fundit, 90 palestinezë u vranë dhe 164 u plagosën në sulmet izraelite, thuhej ndër të tjera në deklaratë.
Shumica e viktimave kanë qenë gra e fëmijë, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.