Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti thotë se kjo forcë politike duhet të futet në një etapë tjetër.
Në emisionin “Zonë e Lirë’ në ABC News, Alizoti u shpreh se ish kryeministrin Sali Berisha, nuk mund ta anashkalojnë politikisht, pasi ka votat e tij.
“Unë mendoj që Partia Demokratike duhet të gjejë një etapë tjetër, pra të ruajë historikun e Berishës dhe të futët në një etapë tjetër. Bashkë me të. Ai ka aksione të larta, politikisht nuk e anashkalon dot, është vendimtar. E fitoi betejën politike. Shumë njerëz më thonë, duhet ta kuptojnë që kjo nuk ka të bëjë me berishizmin. Nuk e fus veten te berishistët, nuk e fus veten te asnjë lloj adhurimi për liderët. Mendoj që liderët prishin partitë, prishin demokracinë. Do doja që lideri modern, është lideri menaxhues, jo lideri karizmatik. Lideri që shkatërron demokracinë, strukturat dhe partinë në vetvete, është lideri karizmatik. Ata janë liderat më të rrezikshëm për një shoqëri”, theksoi ai./abcnews.al