Dëshmi e rreme, ish-kancelari Sebastian Kurz dënohet me tetë muaj burgim

schedule19:40 - 23 Shkurt, 2024

schedule 19:40 - 23 Shkurt, 2024

Këtë të premte, një gjykatë në Vjenë e shpalli fajtor ish-kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, për dëshmi të rreme.

Kurz, i cili dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021, u dënua me tetë muaj burgim me kusht.

Sipas Reuters, gjykatësi Mihael Radastic njoftoi dënimin përpara se të fillonte leximin e detajuar të vendimit.

Kujtohet se ish-kancelarja u akuzua se kishte dëshmuar me vetëdije të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor 2020./abcnews.al