Gjatë së cilit 23-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje deri tani, duke shënuar edhe një gol në Serie A. Në një rrëfim për L’Equipe, Adli tregon edhe prapaskenat e merkatos verore.
Më në fund po fiton minutat e merituar në fushën e blertë. Mesfushori francez, Yacine Adli e mbylli në mënyrë më të keqe sezonin e tij të parë, te “Kuqezinjtë” e Milan, teksa arriti të zbriste vetëm 6 herë në fushën e blertë dhe në ato gjashtë herë maksimumi i minutave, që arriti të siguronte ishte 60’, në sfidën ndaj Hellas Verona, të cilin e nisi si titullar.
Mirëpo, këtë sezon situata ka ndryshuar dhe 23-vjeçari ka zhvilluar plot 21 ndeshje, me fanellën e “Djajve” të Milanos, ku në të shumtat e rasteve është aktivizuar si zëvendësues, por nuk kanë munguar as prezencat në fushën e blertë, si një titullar, por ndyrshe nga edicioni i shkuar, kësaj here në një pozicion disi më defensiv.
Në “rrëfimin” e tij, për prestigjiozen franceze, “L’Equipe”, ish-mesfushori i Bordeaux e Paris Saint-Germain ka zbuluar edhe disa “prapaskena” të merkatos së verës, ku fillimisht iu kërkuar nga teknikut Stefano Pioli të bënte gati “valixhet”, por pasi luajtur në pozicionin e tij të ri, tashmë është kthyer në një nga të preferuarit e italianit, madje ka gjetur edhe golin e tij të parë, me fanellën e “Djallit”.
“Jam pjekur shumë te Milan. Unë nuk u dorëzova kurrë, sepse nuk isha keq në seancat stërvitore. Trajneri mendonte se duhej të hidhja një hap përpara në aspektin taktik, si të gjithë lojtarët që mbërrijnë në Serie A. Duhej të përmirësohesha në aspektin mbrojtës.
Në rolin e mesfushorit sulmues ishin Brahim Diaz, i cili po luante shumë mirë dhe Charles De Ketelaere, që ishte blerja më e madhe e verës. Unë isha ende në fazën e mësimit dhe përshtatjes. Dhe në hierarki ndodhesha pas tyre. Ishte e vështirë të merrja minuta. Gjithsesi, drejtuesit ishin të kënaqur me angazhimin tim dhe nuk donin të më shitnin.
E njëjta gjë edhe me teknikun Pioli. Nuk kam patur kurrë probleme me të, i respektoja zgjedhjet e tij si trajner. Ai ka qenë shumë i sinqertë në aspektin njerëzor. Ai ndryshoi skemën dhe në fillimin e sezonit më tha: ‘Kemi bërë zgjedhje të tjera, duhet të gjesh një skuadër tjetër’. E falënderova për ndershmërinë dhe i thashë se mund të besonte te serioziteti im derisa të largohesha.
Por më pas qëndrova, sepse punova fort. Trajneri më mori me vete në turneun miqësor në SHBA. Aty më tha që klubi po kërkonte një mesfushor me tipare mbrojtëse. Dhe se mendonte se atë rol mund ta bëja unë. Iu përgjigja se kisha luajtur më parë në atë pozicion, edhe pse nuk ishte aspak e vërtetë”,- kujton Adli, i cili ka fituar një rol të ri në fushë dhe mbi të gjitha minuta. /i.m /abcnews.al