Zelensky: Fitorja e vetme e Moskës në 9 muaj ishte pushtimi i Avdiivka

schedule15:19 - 22 Shkurt, 2024

schedule 15:19 - 22 Shkurt, 2024

“Marrja në kontroll e Avdiivka përfaqëson arritjen më të madhe të arritur nga Rusia në nëntë muajt e fundit të luftës”.

Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë ekskluzive për Fox Neës.

Zelensky kujtoi fitoret e Kievit që nga fillimi i konfliktit dhe konfirmoi refuzimin e tij për të diskutuar çdo “Plan B” për forcat e tij.

“Gjatë këtyre dy viteve, ata pushtuan rajonin e Kharkiv dhe tani jemi në këtë rajon,” tha ai.

“Ne zhbllokuam Detin e Zi dhe shkatërruam shumë nga anijet e tyre,” shtoi lideri ukrainas, duke nënvizuar: “Ne e bëmë këtë në dy vjet. Po, viti i kaluar ishte më së shumti i komplikuar për ne”.

Zelensky më pas vuri në dukje se pushtimi i vetëm i Moskës në nëntë muajt e fundit ishte Avdiivka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!