“Ngec” rinovimi, “sirenat” amerikane tundojnë “bomberin” e Milan

schedule10:16 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:16 - 22 Shkurt, 2024

Mund të konsiderohet një “veteran”, por sërish jep maksimumin e tij, në fushën e blertë. “Bomberi” francez, Olivier Giroud, prej 3 sezonesh tashmë është kthyer në një pikë referimi, në majën e sulmit, të “Kuqezinjve” të Milan, mirëpo duket se golat e performanca e “shtatlartit” nuk kanë rëndësi, pasi kontrata është pranë skadimit dhe ende nuk kanë nisur negociatat e para.

Megjithatë në “skenë” është shfaqur edhe mundësia e largimit, me francezin, i cili pavarësisht se gjithmonë është shprehur se dëshiron ta mbyllë karrierën në Milano, një transerim i mundshëm në MLS ka filluar të tundojë “veteranin”, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, një klub amerikan ka shfaqur interes për ish-kampionin e botës dhe do të varet nga oferta e Milan.

Ndërkaq, kujtojmë se me fanellën e 7 herë kampionëve të Evropës, 37-vjeçari, Olivier Giroud ka zbritur plot 115 herë në fushën e blertë, teksa ka arritur të çojë plot 45 herë topin në rrjetë, si dhe të asistojë në 20 raste shokët e tij të skuadrës e sa i përket trofeve, francezi udhëhoqi “Kuqezinjtë” drejt titullit kampion, në sezonin 2021-2022. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!