Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, 15 janë plagosur ndërsa dhjetëra të tjerë janë bllokuar në Venezuelë si pasojë e shembjes së një miniere ari në La Paragua, në kufi me Brazilin. Autoritetet vlerësojnë se të paktën 100 perfsona kanë mbetur të bllokuar, sipas mediave të huaja.
Vendndodhja e minierës, e njohur si “Bulla Loca”, rreth 460 kilometra në juglindje të kryeqytetit, vështirëson përpjekjet e ekipeve të kërkim shpëtimit. Në mungesë të pajisjeve të specializuara, ishin vetë minatorët dhe banorët e zonës që morën iniciativën për të ofruar ndihmën e parë.
??? En Venezuela un número todavía indeterminado de personas ha fallecido tras el deslizamiento de tierra en la mina Bulla Loca, ubicado en La Paragua.
Las minas de oro son controladas por grupos criminales bajo la protección del régimen de Maduro.
Periodistas de la zona… pic.twitter.com/FXPFhG9e5w
— Informe Orwell (@InformeOrwell) February 21, 2024
Me mjete të improvizuara për të gërmuar nëpër rrënoja në kërkim të të mbijetuarve ose për të nxjerrë trupat. Kjo ngjarje nuk është e para që ndodh në “Bulla Loca”. Pak muaj më parë pati dy rrëshqitje dheu që lanë të paktën 10 të vdekur.
Minierat ilegale përbëjnë një problem në Venezuelë, duke prekur zona të gjera natyrore dhe duke vënë në rrezik komunitetet lokale, përfshirë popullsinë indigjene./abcnews.al