Më në fund lajme të mira, në kampin “Kuqezi”, me titullin e mbrojtjes së Milan, Pierre Kalulu, i cili duket se ka kaluar plotësisht dëmtimin e tij, teksa në seancën e fundit stërvitore u përgatit pjesërisht me grupin dhe po po bën përparime drejt rekuperimit të plotë, pas dëmtimit të marrë, në përballjen e 29 tetorit, ndaj “Bluve” të Napoli.
Kështu, Kalulu pritet që së shpejti të zbresë në fushë edhe në ndeshjet e “Djajve” të Milanos, për ta ndihmuar skuadrën e tij pasi në repartin e mbrojtjes ka më shumë mungesa prej dëmtimeve, ku padyshim dëmtimet më kryesore janë ato të anësorit, Davide Calabria, si dhe “shtatlartit” të qendrës, Fikayo Tomori.
Ndërkaq, kujtojmë se “Djajtë” i presin tre sfida tejet të vështira, teksa fillimisht do të përballen me francezët e Rennes, mbrëmjen e së enjtes, më 25 shkurt do të presin në “San Siro”, “Bergamaskët” e Atalanta, ndërsa më 1 mars do të udhëtojnë drejt “Stadio Olimpico”, aty ku i presin “Shqiponjat” e Lazio. /i.m /abcnews.al