“Kaçurreli shqiptar” fiton 10 mijë dollarë/ Martin Dautaj rrëfen si u bë fitues i “Bar Boss”: Në bar-in tim në New York, klient edhe 50 Cent

schedule08:45 - 21 Shkurt, 2024

schedule 08:45 - 21 Shkurt, 2024

Martin Dautaj, fituesi i kompeticionit “Bar Boss”, në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News ndau eksperiencën e tij në kompeticionin dhe jetës në Shtetet e Bashkuara.

Falë “Kaçurreli shqiptar”, Dautaj arriti të fitonte çmimin e madh prej 10 mijë dollarësh si dhe për 1 vit do të jetë imazhi i revistës së famshme “The Bar Magazine”.

Po bëj 18 vjet që e ushtroj këtë profesion. Në lidhje me kompeticionin “Bar Boss”, kam bërë një fushatë dhe kam pasur mbështetje shumë të madhe. Kur kalova fazën e parë u bëra entuziast dhe i thashë vetës të bëja fushatë për finale.

Kjo fitore më mundëson që për 1 vit të jem imazhi i revistës së famshme “The Bar Magazine”. Në New York kam barin tim, ku vijnë edhe personalitete të njohura, ndër to edhe 50 Cent. Është gjë e jashtëzakonshme.

Shpresoj që të ‘kaçurrelin’ ta çoj atje ku duhet.”, u shpreh baristi i njohur shpitar Martin Dautaj. /abcnews.al