Kryetari i Partisë Social Demokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i rrezikshëm për vendin me politikat e tij.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Molliqaj u shpreh Kosova po ecën në rrugën e gabuar.
“Unë besoj që Kurti është i rrezikshëm në disa drejtime. Në njërën anë, po e shton nivelin e pranisë ndërkombëtare, e cila kërkon kërkesë për autonomi më të madhe të serbëve në Kosovë. Po e legjitimon dyfish Aleksandër Vuçiçin. Në njërën anë, duke bërë probematikun, po duket ai më racional. Në anën tjetër, duke pranuar të dialogojë me problematikun, me atë që shkaktoi Banjskën, po e legjitimon prapë në tavolinë. Në tre drejtime të ndryshme. Jemi duke ecur në rrugën e gabuar.
Të gjitha veprimet e Kurtit mbështeten si shenja të cilat po e shtyjnë mos themelimin e Asociacionit. Nëse në fund themelohet Asociacioni, nuk na kanë qenë gabim të gjitha hapat?”, theksoi ai./abcnews.al