Të paktën 90 persona janë dënuar deri më tani në Moskë dhe Shën Petersburg pas protestave në emër të Alexei Navalny gjatë fundjavës që lamë pas. Lajmi konfirmohet nga organizata e të të drejtave të njeriut OVD-Info, shkruan BBC.
Në Moskë 20 persona u dënuan me ditë të shumta burgimi, nga një deri në nëntë ditë, ndërsa dy të tjerë u gjobitën me vlerën 85 paund.
Gjykatat e Shën Petersburgut dënuan 63 persona me burg, 3 prej tyre me gjobë prej 128 paund, ndërsa një person tjetër u dënua me 40 orë punë të detyrueshme.
Disa orë pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, zyra e prokurorit paralajmëroi qytetarët që të mos organizonin protesta. Që prej asaj ditë, policia ruse ka arrestuar më shumë se 250 persona në 30 qytete të ndryshme të vendit. /abcnews.al