Spitali i dytë më i madh i Rripit të Gazës është vënë “plotësisht jashtë shërbimit”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
“Kas vetëm katër ekipe mjekësore (25 staf) aktualisht që kujdesen për pacientët brenda spitalit Nasser në Khan Younis. Kompleksi mjekësor Nasser është shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor në Rripin jugor të Gazës. Ndërprerja e funksionimit të tij është dënim me vdekje për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në Khan Youins”, tha Ashraf al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të kontrolluar nga Hamasi.
Po ashtu ai tha se mungesa e karburantit dhe luftimet rreth objektit, i cili ishte spitali më i madh funksional i Gazës e kishin nxjerrë jashtë funksionit.
/abcnews.al