Skënderbeu tri “shuplaka” Erzenit, Laçi dhe Dinamo ndahen në paqe

schedule15:31 - 17 Shkurt, 2024

schedule 15:31 - 17 Shkurt, 2024

Skënderbeu ka arritur të marrë tre pikë të vlefshme për të tentuar Final Four ndaj Erzenit, me korçarët që fituan me rezultatin 0-3.

I pari që kaloi në avantazh korçarët ishte Frenklin që në minutën e 2’ të ndeshjes. Por vetëm pesë minuta më vonë, në të 7-tën, ishte Nikaj nga pika e bardhë e penalltisë që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Erzeni nuk mund të reagonte ndaj Skënderbeut, dhe ishin miqtë më pas të cilët shënuan edhe golin e tretë me Janaqin në minutën e 76’.

Me këtë rezultat, Skënderbeu renditet në vendin e gjshtë me 31 pikë, vetëm tre pikë larg Tiranës së vendit të katërt. Nga ana tjetër, Erzeni renditet në vendin e parafundit me 23 pikë.

Sfida tjetër e Superiores ishte ajo mes Laçit dhe Dinamos, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, një rezultat që nuk i ka bërë punë asnjë prej skuadrave.

Ishin kurbinasit ata që e nisën më kërkues sfidën, duke provuar disa herë në portën e Salit, por pa mundur të gjenin golin e avantazhit, gjë që erdhi nga krahu tjetër me Denison në rastin e parë të bluve.

Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë, me shumë lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 71’ me Qaton, i cili lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndëshin e portës.

Kështu Laçi bie në vendin e 7-të me 29 pikë duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5-të me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!