Manchester United pritet të realizojë disa transferime në merkaton e janarit. Më saktë, është i detyruar ta bëjë diçka të tillë, sidomos në repartin e sulmit.
Dy objektivat kryesorë luajnë në Bundesligë. Mirror raporton se “Djajtë e Kuq” kanë gati planin për të arritur te Kai Havertz dhe Thomas Muller. Drejtuesit e klubut anglez kanë gati 140 milionë euro për kartonët e dy lojtarëve ofensivë.
20-vjeçari i Bayer Leverkusen dhe 30-vjeçari i Bayern Munchen shihen si ilaçi i repartit ofensiv. I pari është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman, ndërsa bavarezi ka një eksperiencë të madhe dhe nuhatje goli. /abcnews.al